Sean “Diddy” Combs ka kërkuar falje për veprimet e tij të cilat i quajti “të pafalshme” pasi CCTV shfaqi pamje ku shihet ai duke e sulmuar këngëtaren Casandra ”Cassie” Ventura.
Duke folur në një video të postuar në profilin e tij në Instagram, ylli i repit tha se mori përgjegjësinë e plotë për veprimet e tij në klip.
Pamjet, të transmetuara nga CNN në fillim të kësaj jave, tregonin Combs duke shkelmuar dhe shtyrë Venturan në korridorin e një hoteli.
“Ndihesha i neveritur kur e bëra. Jam i neveritur tani”, tha ai në deklaratën e tij. “Shkova dhe kërkova ndihmë profesionale. Unë shkova në terapi, shkova në rehabilitim. Më duhej t'i kërkoja Zotit mëshirën dhe hirin e tij. Më vjen shumë keq”.
Pamjet duket se janë xhiruar më 5 mars 2016.
Sipas CNN, këto pamje u filmuan në hotelin tashmë të mbyllur InterContinental në Century City, Los Angeles.
-
Del një video ku shihet P. Diddy duke e rrahur ish-të dashurën
-
P. Diddy akuzohet se e ka kërcënuar ish-të dashurën me publikimin e videove intime
-
Gjyqi ndaj Diddyt hyn në javën e dytë: Dëshmi tronditëse nga rrethi i tij i ngushtë
-
Padi e re ndaj Combsit, një grua e akuzon për përdhunim
-
Cassie dëshmon në rastin e Diddyt, tregon për abuzimin nga reperi