Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Diddy investon 2 milionë dollarë në ekipin e futbollit HBCU dhe Fondin e edukimit financiar

Dy çeqe me nga një milionë dollarë i nënshkroi të premten reperi 53-vjeçar, Sean “Diddy” Combs.

Ato u nënshkruan për kauza që “Diddy” ka thënë se i ka shumë për zemër.

Në një ngjarje në Atlanda ylli i hitit "I'll Be Missing You" njoftoi se do të bënte një fond investimi prej 1 milion dollarësh në partneritet me “Earn Your Leisure (EYL)” dhe themeluesit e saj, Rashad Bilal dhe Troy Millings.

Nëpërmjet këtij fondi synohet të nxirren kuadro të reja të fushës së biznesit, financave dhe sipërmarrjes.

Ndërsa nëpërmjet organizatës së tij, Fondacionit Sean Combs, “Diddy” ka njoftuar se do të investojë edhe 1 milion dollarë edhe për ekipin e futbollit të Jackson, Mississippi, HBCU, pjesë e të cilit ka qenë edhe reperi.

"Nëse nuk do të ishte HBCU, unë nuk do të isha këtu. Mbështetja e HBCU-së nuk është vetëm nder për mua, por është edhe përgjegjësia ime”, tha Combs.