Ishte një ditë emocionuese për studentët e shkollës “Capital Preparatory Bronx Charter School” në New York, të cilët u befasuan me vizitën e gjigantit të muzikës, Sean “Diddy” Combs.
Producenti i njohur, i cili ndihmoi në bashkëthemelimin e kësaj shkolle duke i dhuruar 1 milion dollarë në vitin 2018, e mbajti një fjalim të shkurtër para turmës së 150 studentëve, të cilët mezi përmbaheshin nga emocionet dhe performuan në prani të tij.
Shkolla u hap gjatë pandemisë COVID-19 dhe ndërtimin e saj, Diddy e konsideron një ëndërr të shndërruar në realitet.
“E kam parë vërtetë këtë vizion, duke u kthyer një ditë në lagjen time dhe duke e hapur një shkollë pak më të madhe. Kjo gjithmonë ka qenë një ëndërr dhe pasion i imi. Dhe thjesht jam i bekuar që mundi të realizohej. Mendoj se kjo ndikon për mirë në komunitet. Pra, për mua është një ëndërr e shndërruar në realitet”.
Kjo është shkolla e dytë në New York të cilën muzikanti ka ndihmuar të themelohet, përmes donacioneve. E para u hap në vitin 2016 në Harlem, që është vendi ku ka lindur reperi. Studentët e këtyre shkollave kanë një shkallë suksesi 100 për qind të pranimit në kolegj.
Sean Combs është në bordin këshillues dhe vazhdon të ofrojë mbështetje financiare për edukimin e të rinjve me të ardhura të ulëta dhe nga komunitetet minoritare.