Showbiz

“Deep Purple” e përfundon regjistrimin e albumit të ri

"Deep Purple" e ka kompletuar albumin e ri, të parin që prej albumit të vitit 2017, inFinite, me produksion të Bob Ezrin.

Këngëtari Ian Gillan e zbuloi lajmin në Facebook. Ai me shaka kujtoi se po e huazonte një Airbnb të vjetër rurale në Nashville qysh në mars kur hasi në shokët e tij të bendit, të cilët "ishin duke qëndruar në akomodime më urbane. Ky ishte një shok, pasi ne jemi të famshëm për mungesën e planifikimit, dhe të gjithë po e pyesnim veten se çfarë na kishte bashkuar në këtë vend dhe kohë.

Image

"Një surprizë edhe më e madhe do të pasonte," vazhdoi ai. "Secili anëtar mbërriti në studio për prova dhe më pas në studion e regjistrimeve përafërsisht në të njëjtën kohë, përafërsisht në të njëjtën ditë me afërsisht asnjë ide se çfarë po bënim. Ishte një rastësi totale, diçka që ndoshta nuk është parë më parë – është e pabesueshme se saktësisht e njëjta gjë ndodhi disa vjet më parë kur i krijuam disa ide për in-Finite".

Më pas arriti Ezrin dhe i ftoi në darkë. "E martë, e bëmë edhe një album, dhe të mërkurën shkuam në pab," kujtoi Gillan. "Ndodhi diçka e tillë (e gjitha ishte e turbullt)".

Me siguri do të pasojë turneu, tha këngëtari. Detajet e plota do të arrijnë në pranverë, shtoi ai.

Deep Purple kanë qenë në atë që e kanë quajtur turneu Long Goodbye që nga viti 2017, por ata kanë hezituar ta quajnë atë turne lamtumirëse. Gillan sqaroi vitin e kaluar se është një arsye se pse (turneu) është i hapur.