Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Daniel Kaluuya: “Nuk definohem nga raca ime”

Daniel Kaluuya është lodhur nga pyetjet e vazhdueshme për racën e tij, duke këmbëngulur se ai nuk “definohet nga” ngjyra e lëkurës së tij.

Aktori 30-vjeçar e përjetoi një ngritje yjore në famë, pasi luajti në filmin e Jordan Peele, “Get Out” dhe vazhdoi të fitojë role në filmat, si “Black Panther” dhe “Widows”, shkruan KOHA Ditore. Për ta promovuar publikimin e filmit të tij, Daniel pati intervista të shumta, por i tha gazetës britanike “The Guardian” se është lodhur nga njerëzit, duke e pyetur atë për mendimin e tij për debatin e diversitetit që aktualisht po zhvillohet në Hollywood.

"Nuk do ta injoroj se jam i rrethuar nga çështjet racore, por nuk jam i definuar nga ato. Unë jam thjesht Danieli, që ndodh të jem zezak", psherëtiu ai. Duke shtuar se ishte i vendosur të mos bëhej zëdhënës për aktorët zezakë, ai argumentoi: “Çfarë ka për t’u folur për racën? Është thjesht e mërzitshme për mua. Cili është debati? Unë jam më shumë person që bën. Unë thjesht do ta bëj atë që dua ta bëj". Danieli vazhdoi duke theksuar se derisa raca e ka luajtur një çështje madhore në filmin “Get Out”, shumë prej roleve të tij të tjera nuk janë përqendruar në ngjyrën e tij të lëkurës - por ato pjesë janë ato që priren të injorohen.

"Fades nuk flet për racën, Psychoville nuk flet për racën, Skins nuk flet për racën, Chatroom nuk flet për racën, Johnny English Reborn nuk flet për racën. Por kjo pothuajse është fshirë. Është diçka që shtyhet", tha ai.