Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Dakota Johnson thotë se ka dëshirë të bëhet nënë

Aktorja e njohur e Hollywoodit, Dakota Johnson, e cila nga vitit 2017 është në lidhje me anëtarin e grupit Coldplay, Chris Martin, ka thënë se ka dëshirë që të bëhet nënë.

“Jam shumë e hapur për mëmësinë. Kam ardhur në përfundim që me të vërtetë dua të bëj eksperiencë në gjithçka që jeta mund të ofrojë. Sidomos të qenit grua. Mendoj se mëmësia është diçka magjike, eksperiencë e çmendur, magjike dhe egër”, ka thënë Dakota për revistën Bustle.

Ajo tutje ka thënë se nëse kjo gjë do t’i ndodhte do të ishte e lumtur.

“Nuk do të jemi vërdallë për shumë gjatë. Ka shumë gjëra prej të cilave duhet të mësojmë, të rritemi e të ndjejmë”, ka vazhduar aktorja.

Dakota ka thënë se është e lidhur me fëmijët e të dashurit të saj Chris dhe ka treguar se i adhuron fëmijët adoleshentë që ai ka me ish-gruan e tij, aktoren Gweneth Paltrow.

34 vjeçja më parë pati thënë se e joshë ideja e të pasurit një familje tradicionale, pasi vet ajo është fëmijë i prindërve të famshëm, aktores Melanie Griffith dhe yllit Don Johnson.

{gallery}

 

Artikuj të ngjashëm