Pas projektit “Shoqnia”, të cilën e solli në bashkëpunim më shokun e tij të labelit “BS”, reperi Cozman është në prag të finalizimit të këngës së tij të re.
“Yamborghini” është kënga e radhës solo e Ylber Abdullahut, i njohur me emrin e tij artistik Cozman, e cila do të lansohet shumë shpejt, bëhet e ditur nga faqja zyrtare e labelit “BabaStars”.
Me po të njëjtin titull sikurse kënga më e re e Cozmanit titullohet projekti muzikor i kolektivit të reperëve amerikanë ASAP Mob, të cilët ka më shumë se një dekadë që janë prezent në skenën e rap hip-hopit.
Se a është motivuar reperi vendas ta realizojë këtë këngë nga homologët e tij amerikanë, kjo mbetet të shihet.
Cozman, pas zënkës të cilën e pati me liderin e OTR, Noizy, ka kohë që nuk është paraqitur në ndonjë intervistë për të folur në lidhje me këtë çështje, apo qoftë edhe karrierën e tij.