Aktori i njohur hollywoodian, Bradley Cooper dhe supermodelja Irina Shayk, po mundohen ta rrisin së bashku vajzën e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme.
Dyshja e cila ishte në lidhje për disa vjet dhe së bashku e kanë një vajzë 2-vjeçare të quajtur, Lea De Seine, e kanë zbuluar një sistem të mirë për ta rritur me sukses vajzën e tyre të vogël, transmeton Koha.
Një burim i afërt i çiftit për kanalin “E! News” ka thënë: “Ata janë duke mësuar si të jenë prindër sa më të mirë, dhe ta rrisin me sukses vajzën e tyre. Meqenëse, që të dy e kanë një agjendë të ngjeshur me shumë angazhime brenda dhe jashtë vendit, ata vazhdimisht mundohen të koordinohen në favor të fëmijës. Prandaj e kanë arritur një sistem të mirë për Lean, në mënyrë që ajo të ketë mundësi të kalojë mjaftueshëm kohë me secilin prej tyre. Ata po ashtu shpesh bëhen bashkë dhe bëjnë gjëra si familje e bashkuar, kjo ngase e duan shumë vajzën e tyre dhe do të bënin gjithçka për të mirën e saj.”
Irina Shayk në të kaluarën e kishte pranuar se si nënë beqare po e ka të vështirë ta balancojë jetën familjare me angazhimet profesionale, por po e jep maksimumin nga vetja në mënyrë që vajzës së saj të mos i mungojë asgjë dhe asnjëri prind.
-
Lidhja e Hadidit me Cooperin, e qetë dhe e lumtur
-
Cooper i bezdisur nga thashethemet për lidhjen e re të Irina Shaykut
-
Bradley Cooper dhe Irina Shayk duan të bëhen sërish prindër
-
Shayk dhe Cooper shkaktojnë spekulime se janë ribashkuar
-
Shayk e Cooper kapen së bashku, ngrisin spekulime për rikthim të lidhjes