Aktori i njohur, Colin Farrell, ka thënë se nuk mendon se djali tij do t’i ndjekë hapat drejt rrugës së aktrimit.
Ai ka thënë se djali i tij 15 vjeç, Henry, aktualisht është i zënë duke menduar se çfarë profesioni do të zgjedh, por nuk duket se dëshiron karrierë në film a televizion.
“Nuk mendoj se do të bëhet aktor. E di që është i zënë duke menduar se çfarë profesioni të zgjedh, gjë që është shumë me rëndësi dhe edhe nëse do të shkonte në aktrim, nuk mendoj se dëshiron t'i ndjek hapat e mi. Ai do ta bënte vetë rrugën”, ka thënë ylli për Extra.

Farrell ka dy fëmijë, Henryn, me ish-partneren Elicija Bachleda-Curus, dhe djalin 21 vjeç me ish-partneren tjetër, Kim Bordenave.
Ai më parë pati thënë se çelësi i raporteve të mira që ka me fëmijët është se ata e dinë që mund të flasin për gjithçka me të.
“Njeriu do të krijojë një ambient të përshtatshëm që ata të mund të vijnë te ti nëse duan të të tregojën dicka. Duhet vetëm ta bësh veten të qasshëm, kaq është”, pati thënë ai në vitin 2024.
Djali i tij James, ka lindur me sindromën Angelman, çrregullim i rrallë neurologjik që shkakton vonesë në zhvillim, paaftësi intelektuale dhe probleme me lëvizjen, balancin e të folurit.
Ylli ka thënë se gjendja e djalit të tij të madh e ka bërë të mos marr asgjë si të mirëqenë.
“Kur ka lindur James, kemi menduar se është perfekt. Ai është perfekt, por kemi menduar se është perfekt edhe fizikisht e neurologjikisht. Me të vërtetë nuk marr asgjë për të mirëqenë. Ka një lloj ndjesie të frikës, nëpër të cilën kam kaluar kur kam qenë në spital me Jamesin ne krah, ndërkohë që po kalonte një nga krizat, por gjithashtu ka edhe ndjesi dashurie e respekti”, ka thënë aktori.