Figura e shquar e këngëtarit të mirënjohur Elton John, është shndërruar në EGOT, pasi që ylli u shpërblye nga ceremonia e ndarjes së çmimeve “Emmy”, për projektin e tij filmik “Elton John Live: Farewell Dodger Stadium”.
Akronimi EGOT përdoret për të përshkruar një person i cili ka fituar të gjitha çmimet si “Emmy”, “Grammy”, “Oscar” dhe “Tony”, dhe ky person pastaj gjendet në mes të performuesve të tjerë legjendarë si Jennfier Hudson, Mel Brooks, John Legend, Whoopi Goldberg, Audrey Hepburn, etj.
John më parë kishte pranuar dy çmime “Oscar” për kategorinë “kënga më e mirë origjinale” një në vitin 2020 për këngën “(I’m Gonna) Love Me Again” në filmin “Rocketman” dhe “Can You Feel the Love Tonight” për filmin “Lion King” një në 1995.
Çmimin “Tony”, John e fitoi në vitin 2000 për punën e tij në muzikën dhe tekstin për shfaqjen “Aida”.
Ai gjithashtu ka gjashtë çmime “Grammy”.
Ylli i cili nuk ishte i pranishëm për ta marrë shpërblimin nga “Emmy” mbrëmë, në një deklaratë për CNN ka thënë se po ndihet shumë i nderuar tani që i përket grupit të talenteve të mëdhenj.
“Rrugëtimi deri tek ky moment ka qenë i mbushur me pasion, dedikim dhe mbështetje të pakrahasueshme të fansave të mi në mbarë botën. Kjo mbrëmje është si testament për fuqinë e artit dhe kënaqësinë që ai sjell në jetët tona. Faleminderit për të gjithë që më mbështetën përgjatë karrierës, jam shumë falënderues”, ka thënë John.