Showbiz

Chrissy Tiegen vazhdon të përballet me komente negative

Chrissy Teigen është duke e shijuar shtatzëninë pak ditë pas publikimit të lajmit të gëzuar, por ajo sërish vazhdon të përballet me komente negative online.

Të hënën (8 gusht), modelja 36-vjeçare e postoi një fotografi ku shihet e përqafuar me djalin e saj, Miles. Por, në vend se të fokusoheshin në lumturinë e Teigenit, ndjekësit e shfrytëzuan këtë rast për ta komentuar dukjen e saj, raporton portali “Billboard”.

“Unë kam rreth 10 vjet që i kam këta dhëmbë”, u përgjigj Chrissy, duke iu referuar komenteve të disa ndjekësve rreth buzëqeshjes së saj. Dhe kur dikush tjetër shtoi se ajo vazhdon ta ndryshojë fytyrën e saj, modelja u përgjigj: “Ju me të vërtet jeni të çuditshëm”.

 

 

Javën e kaluar, ylli televiziv i informoi ndjekësit se ajo dhe bashkëshorti, John Legend, janë në pritje të fëmijës së tretë së bashku.

“E kemi edhe një foshnje rrugës. Deri më tani gjithçka ka shkuar në mënyrë të përkryer dhe po ndihem mrekullueshëm dhe plot shpresë. Këto vjetet e fundit kanë qenë të mbushura me emocione të ndryshme, por shtëpia dhe zemrat tona janë pushtuar nga gëzimi sërish,” deklaroi Tiegen duke iu referuar dështimit të shtatzënisë që e kishte përjetuar në vitin 2020, kur e humbi djalin Jack në javën e 20 të shtatzënisë.

Prandaj kësaj radhe, Teigan kishte ngurruar nëse duhet bërë publik menjëherë lajmin se është në pritje të ëmbël.

Chrissy dhe John, kanë pothuajse nëntë vjet që janë martuar dhe i kanë dy fëmijë së bashku, Luna dhe Miles.