Familja e John Legend dhe Chrissy Teigen është bërë më e madhe.
Çifti ka mirëpritur të premten fëmijën e tyre të tretë, konfirmoi babai krenar disa orë pas ardhjes në jetë të tij.
Legjenda e muzikës, këngëtari 43-vjeçar i tha një turme në një koncert privat se ata mirëpritën "foshnjën e vogël këtë mëngjes", raportoi “People” të shtunën.
"Çfarë dite e bekuar”, u shpreh ai para fansave të tij.
Të pranishmit e ngjarjes speciale u drejtuan menjëherë në rrjetet sociale për të ndarë lajmin e madh të bebes.
Lindja e foshnjës së tyre vjen pasi çifti përjetoi një humbje të rëndë të shtatzënisë në tetor të vitit 2020. Çifti tashmë janë prindër të djalit Miles Theodore, 4 vjeç dhe vajzës, Luna Simone, 6 vjeç.

-
John Legend konfirmon se ai dhe Chrissy Teigen kanë mirëpritur fëmijën e tyre
-
Chrissy Teigen dhe John Legend në pritje të fëmijës së tretë
-
John Legend dhe Chrissy Teigen festojnë Krishtlindjen në ndeshje basketbolli
-
Chrissy Teigen publikon pamje nga festa e 10-vjetorit të martesës me John Legend
-
Chrissy Teigen dhe John Legend bëhen prindër për herë të katërt