Showbiz

John Legend dhe Chrissy Teigen festojnë Krishtlindjen në ndeshje basketbolli

Këngëtari me famë botërore, John Legend, bashkë më gruan Chrissy Teigen dhe fëmijët, Luna e Miles e kanë festuar Krishtlindjen në “Madison Square Garden”, raporton DailyMail.

Ata u ulën në rreshtat e parë të spektatorëve për të parë ndeshjen e basketbollit mes New York Nicks dhe kampionëve të NBA-së, Milwaukee Bucks.

Lajmi së ata ishin aty prezent u bë i ditur pasi Chrissy ka publikuar fotografi bashkë me familjen duke shijuar ditët festive në New York.

Image

Të famshëm të tjerë që morën pjesë si spektatorë në këtë lojë të basketbollit ishin edhe 50Cent, Chris Rock, Fat Joe e Tracy Morgan e cila ishte bashkë me vajzën e saj Maven.

John dhe Chrissy u njohën në vitin 2006 përderisa ishin duke punuar bashkë në filmimin e një videoje. Ata u fejuan në vitin 2011. Tani janë prindër të katër fëmijëve, vajzës së tyre të parë Luna, djalit Miles, Estit dhe Wrenit të cilën erdhën në jetë këtë vit përmes surrogateve.