Showbiz

Chrissy Teigen publikon pamje nga festa e 10-vjetorit të martesës me John Legend

Fëmijët e Chrissy Teigen dhe John Legend kanë festuar gjatë për prindërit e tyre.

Një ditë pasi çifti festoi 10-vjetorin e martesës së tyre, Chrissy ka publikuar pamje të fëmijëve të tyre duke festuar.

Në një nga videot, shihet e gjithë familja bashkë, përveç vajzës së tyre 7-vjeçare Luna e cila për pak minuta duket e distancuar, e më pas afrohet pasi nëna saj e thërret.

Teigen dhe Legend të cilët janë martuar më 14 shtator të vitit 2013 kanë festuar të shtunën.

“Ishte një natë shumë romantike”, ka shkruar ajo.