Showbiz

Chrissy Teigen dhe John Legend bëhen prindër për herë të katërt

Surrogatja e Chrissy Teigen dhe John Legend është e nderuar ta mbajë beben e tyre të porsalindur

Surrogatja e Chrissy Teigen dhe John Legend, Alexandra, ka treguar se ishte nder të sillte në jetë djalin e tyre të sapolindur Wren, dhe pranoi se çifti e bëri këtë përvojë të saj shumë të mrekullueshme.

Çifti i njohur i showbizit të cilët kanë vajzën Luna, shtatë vjeç, djalin Miles, pesë vjeç dhe vajzën pesë muajshe Esti, njoftuan përmes rrjeteve sociale për ardhjen e vogëlushit të tyre, Wren Alexander Stephens.

Alexandra komentoi në Instagram: "Faleminderit që më zgjodhët mua dhe që e bëtë gjithë këtë përvojë kaq të mrekullueshme. Që më deshët mua dhe familjen time me gjithë zemër. Ishte me të vërtetë një nder të sillje Wrenin e përsosur në botë duke ju pasur përkrah".

Çifti i cili është i martuar që nga viti 2013 i kanë bërë nderime Aleksandrës duke i dhënë vogëlushit të tyre, i cili mbërriti më 19 qershor "vetëm pak minuta para mesnatës", emrin e mesëm Alexander.

Chrissy shkroi në Instagram: "Ne duam të themi faleminderit për këtë dhuratë të pabesueshme që na dhe, Alexandra. Dhe ne jemi shumë të lumtur t'i themi botës se ai është këtu, me një emër përgjithmonë të lidhur me ty, Wren Alexander Stephens.”

Chrissy zbuloi se ata filluan kërkimin e tyre për një surrogate në vitin 2021 para se të takonin Alexandran.

Ajo shkroi: Të gjitha dëshirat dhe ëndrrat tona përputheshin. Doja të isha shoqja e saj, doja që fëmijët tanë të luanin, doja të hanim darkë së bashku, doja të shtrija kokën mbi barkun e saj dhe të isha në gjendje të ndjeja edhe shkelmimet e bebes. Doja që ata të ishin në jetën tonë."

Chrissy pati një abort në shtator të vitit 2020 për shkak të një ndërprerjeje të pjesshme të placentës, dhe ajo dhe John e quajtën djalin e tyre të ndjerë Jack.

Në shkurt 2022, Chrissy zbuloi se po bënte fekondim in vitro, dhe u tha fansave në njoftimin e saj të shtatzënisë në gusht të atij viti: "Kemi një tjetër bebe rrugës për të ardhur në këtë botë.”

"Nuk mendoj se do të dal ndonjëherë nga një takim me më shumë emocione. Por deri tani, çdo gjë është e përsosur dhe e bukur dhe ndihem me shpresë dhe e mahnitshme."

Përktheu: Vita Abrashi - Kajtazi