“All the Old Knives” është filmi i ardhshëm amerikan i zhanrit triler, regjinë e së cilit e ka bërë Januz Metz Pedersen, ndërsa vjen i bazuar në historinë e romanit me të njëjtin emër të autorit, Olen Steinhauer. Ky i fundit po ashtu e ka shkruar skenarin e tij.
Filmi “All the Old Knives” e rrëfen historinë e dy ish të dashurve të cilët njëkohësisht janë spiunë, Henry dhe Celia. Ata takohen në një darkë për t’i kujtuar kohët e kaluara së bashku në Vienë. Biseda bëhet intensive kur ata fillojnë të flasin për kidnapimin katastrofal të aeroplanit “Royal Jordanian Flight 127”, i cili përfundon me vdekjen e të gjithë pasagjerëve. Dështimi për t’i shpëtuar viktimat vazhdon ta tmerrojë agjencinë CIA edhe në kohën reale, dhe Henry kërkon ta mbyllë librin mbi atë kapitull të keq të jetës së tij profesionale dhe personale. Gjatë mbarëvajtjes së darkës, bëhet e qartë se njëri prej tyre nuk do t’i mbijetojë këtij ritakimi.
Në film luajnë aktorët yje të Hollywoodit, Chris Pine, Thandiwe Newton, Laurence Fishburne dhe Jonathan Pryce.
“All the Old Knives” lansohet nëpër kinema të limituara dhe në platformën digjitale “Amazon Prime Video”, më 8 prill të këtij viti.
-
“In The Grey” sjell një grabitje të pamundur dhe luftë për mbijetesë
-
Chris Pine nuk është kontaktuar për filmin e ri Star Trek
-
Daniel Craig kthehet me “Wake Up Dead Man: A Knives Out Mystery”
-
“Caught Stealing” bën bashkë në ekran yjet, Butler dhe Kravitz
-
“Heads of State”, film aksion me yjet John Cena dhe Idris Elba