Ceremonia “Kennedy Center” u mbajt për të 46-ën herë me radhë dhe nderoi performuesit më legjendarë të kohës. Kjo ceremoni u xhirua më herët dhe u transmetua të mërkurën, raporton CNN.
Atë e udhëhoqi këngëtarja e aktorja Gloria Estefan. Në këtë ngjarje u nderuan artistët Queen Latifah, Dionne Warwick, Billy Crystal, Renee Flaming e Barry Gibb.
Artistja Queen Latifah u bë gruaja e parë repere që u nderua nga kjo ceremoni. Ylli i fëmijëve Van Van qe pjesë e nderimeve për të.
Artistet Chloe Bailey dhe Cynthia Erivo në nderim të Warwickit, kënduan të dy meloditë e saj.
Kurse Lin-Manuel Miranda, Robert De Niro, Whoopi Goldberg dhe Meg Ryan nderuan Crystalin.
Edhe
Queen Latifah reperja e parë që nderohet nga “Kennedy Center Honors”
Dove Cameron, Tituss Burgess dhe Sigourney Weaver ishin të pranishëm për të lavdëruar Flemingun, ndërsa grupi Little Big Town dhe Michael Bublé i ndanë çmimin Gibbit.
Ceremonia e cila mbahet çdo vit që nga viti 1978 nderoi këta persona për arritjet e tyre jetësore që kontribuuan në art e kulturë.
“Kennedy Center” u mbajt për herë të parë në vitin 1971 në Washington të SHBA-së, dhe u emërua në nderim të ish-presidentin John F. Kennedy, i cili bashkë me gruan Jacqueline Kennedy, kanë mbledhur fonde për themelimin e saj.