Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Pengohet nga protestuesit ceremonia e Gal Gadot në bulevardin e famës në Hollywood

Gal Gadot

Gadot ka shërbyer në Ushtrinë izraelite dhe është shprehur hapur në mbështetje të Izraelit, veçanërisht pas sulmeve të 7 tetorit të vitit 2023 nga Hamasi dhe ofensivës ushtarake izraelite në Gaza

Foto: Associated Press

Policia dhe protestuesit u përplasën gjatë ceremonisë në bulevardin e famës në Hollywood, ku aktorja izraelite Gal Gadot po pritej ta merrte yllin në atë bulevard. Gadot njihet për mbështetjen e saj të hapur ndaj Ushtrisë izraelite. 

Në video të publikuara nga gazetarja Katcy Stephan e Varietyt, protestuesit dëgjohen duke brohoritur “Turp për Gal Gadot”

Të martën në Hollywood, ceremonia për yllin e filmit “Wonder Woman” u vonua për shkak të protestave mes mbështetësve proizraelitë dhe propalestinezë. 

Sipas Variety, protestuesit propalestinezë mbanin pankarta me mesazhe si: “Heronjtë luftojnë si palestinezët”, “Viva Viva Palestina” dhe “‘No Other Land’ fitoi Oscar”, referencë për dokumentarin mbi pushtimet izraelite në Bregun Perëndimor, i cili fitoi çmimin për dokumentarin më të mirë këtë vit.
 

Në video të publikuara nga gazetarja Katcy Stephan e Varietyt, protestuesit dëgjohen duke brohoritur “Turp për Gal Gadot”, ndërsa disa prej tyre u arrestuan nga policia. Të dyja palët numëronin afro dhjetëra pjesëmarrës, dhe tensionet u shtuan kur një protestues propalestinez mori një flamur izraelit, çka çoi në ndërhyrjen e policisë.

Gadot, e cila luan rolin e Mbretëreshës së Keqe në versionin e ri të filmit “Snow White” të kompanisë “Disney”, ka shërbyer në Ushtrinë izraelite dhe është shprehur hapur në mbështetje të Izraelit, veçanërisht pas sulmeve të 7 tetorit të vitit 2023 nga Hamasi dhe ofensivës ushtarake izraelite në Gaza.

Edhe Gal Gadot flet për dështimin e “Snow White” dhe raportin me Rachel Zegler Showbiz Gal Gadot flet për dështimin e “Snow White” dhe raportin me Rachel Zegler

“Kurrë nuk e kisha imagjinuar që në rrugët e Shteteve të Bashkuara dhe qytete të ndryshme në botë do të shihnim njerëz që jo vetëm nuk e dënonin Hamasin, por e festonin, e justifikonin dhe brohorisnin për masakrën ndaj hebrenjve”, ka deklaruar ajo në fjalimin që mbajti në samitin vjetor të Anti-Defamation League.

Duke folur për Variety para ceremonisë, Gadot ka thënë se e pati të nevojshme të angazhohej politikisht pas sulmit të 7 tetorit.

“Kur njerëzit u rrëmbyen nga shtëpitë dhe shtretërit e tyre - burra, gra, fëmijë, të moshuar, të mbijetuar të Holokaustit, po kalonin tmerrin e asaj dite - unë nuk mund të rrija e heshtur”, ka thënë Gadot.

Aktorja gjithashtu kritikoi perceptimin publik dhe median.

“U trondita nga niveli i urrejtjes, nga fakti se sa shumë njerëz mendojnë se dinë kur në të vërtetë nuk kanë asnjë ide, dhe gjithashtu nga fakti se sa shpesh media nuk është e drejtë. Ndaj duhej të flisja”, ka thënë tutje ajo.

Edhe Pretendimi për përplasjen mes Lipës e Gadotit në Met Gala bëhet viral Showbiz Pretendimi për përplasjen mes Lipës e Gadotit në Met Gala bëhet viral

Në ceremoninë e saj, Gadot ka shmangur komentet mbi protestat dhe ka falënderuar regjisoren e filmit “Wonder Woman”, Patty Jenkins, dhe aktorin e filmit “Fast and Furious”, Vin Diesel. Ajo e ka përshkruar veten si “një vajzë nga një qytet në Izrael”.

Protestat ndodhën pak para premierës së filmit “Snow White”, e cila ka qenë në qendër të polemikave për javë të tëra. Ka pasur spekulime për përçarje mes Gadot dhe koleges së saj  Rachel Zegler, e cila është pro-Palestinës. “Disney”, që ka krijuar filmin në fjalë, ka kufizuar intervistat në premierën botërore të filmit, duke lejuar vetëm media të miratuara nga kompania.
 

Gadot nuk është ylli i vetëm i “Disneyt” që përballet me kritika për qëndrimet e saj mbi konfliktin Izrael-Hamas. Më herët, disa dhjetëra protestues propalestinezë u mblodhën jashtë vendit ku po mbahej premiera e filmit “Captain America: Brave New World”, duke bërë thirrje për bojkot për shkak të përfshirjes së personazhit izraelit Ruth Bat-Seraph (Sabra), të luajtur nga aktorja izraelite Shira Haas.

Protestuesit mbanin pankarta ku shkruhej “‘Disney’ mbështet gjenocidin”. 

Ndërsa disa grupe kulturore palestineze e kritikuan studion “Marvel”.

Edhe Artistët bojkotojnë institucionet filmike izraelite Showbiz Artistët bojkotojnë institucionet filmike izraelite

“Duke ringjallur këtë personazh racist në çfarëdo forme, ‘Marvel’ po promovon shtypjen brutale të palestinezëve nga Izraeli”, kanë deklaruar ata.

VIDEO: