Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Celine Dion “gati kishte vdekur” nga sëmundja nga e cila vuan

Celine Dion

Celine Dion

Foto: Associated Press

Celine Dion “gati kishte vdekur” gjatë betejës me sindromën Stiff Person.

Këngëtarja 55-vjeçare, e cila ishte diagnostikuar në vjeshtën e vitit 2022 me çrregullimin autoimun neurologjik, i cili prek muskujt, do ta dokumentojë betejën e saj me shëndetin, në një dokumentar të quajtur “I Am: Celine Dion”.

Mirëpo, pak para publikimit, një intervistë e këngëtares do të publikohet në NBC dhe prezantuesja e e cila ka zhvilluar intervistën, Hoda Kotb ka deklaruar se është e shokuar me vështirësitë me të cilat është përballur artistja e hitit “My Heart Will Go On”.

“Celine Dion është tani më mirë, mirëpo gati kishte vdekur, gjë të cilën e thotë edhe ajo”, ka deklaruar Kotb.

Traileri i dokumentarit është publikuar këtë javë. 

Edhe Celine Dion me dokumentar për sëmundjen dhe rrugën drejt ngjitjes sërish në skenë Showbiz Celine Dion me dokumentar për sëmundjen dhe rrugën drejt ngjitjes sërish në skenë

Këngëtarja kanadeze Dion, ka treguar më parë se i nënshtrohet terapive të ndryshme pothuajse çdo ditë, por se nuk do të kurohet asnjëherë nga gjendja e saj. 

“Jam mirë, por ka shumë punë. Nuk e kam goditur sëmundjen, pasi ajo është ende brenda meje dhe do të jetë përgjithmonë”, kishte deklaruar Dion në një intervistë për “France’s Vogue”.