Aktorja 51-vjeçare ka lënduar kokën, teksa po e përdorte një sharrë motorike gjatë qëndrimit në karantinë në shtëpinë e saj në East Sussex, Angli jugore. Ajo insiston se është mirë tash.
Duke folur me ish-kryeministren e Australisë Julia Gillard, gjatë podcastit të saj që quhet 'A Podcast of One's Oën' ajo tha “Jam mirë. E pata një aksident me sharrë motorike, që tingëllon shumë alarmuese, por nuk është ashtu. Pos një goditjeje në kokë, jam në rregull”, shkruan FemaleFirst.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJulia, ish-kryeministrja e Australisë, i tha: “Kujdes me atë sharrë motorike. Koka jote është shumë e famshme. Nuk besoj se njerëzit duan që të goditet me çka do që të jetë”.
Cate tha se kishte marrë pushim nga aktrimi për t’i ndihmuar djalit të saj 18 vjeç me provimet. Por pandemia bëri që shkollat të mbyllen.
“Mora një vit pushim për t’i ndihmuar me provimet, por tash u mbyllen shkollat dhe mbeta me një 18 vjeçar”, tha ajo.
Cate ka edhe tre fëmijë: Roman 16 vjeç, Ignatius 12 dhe Edith 5.