Edhe pse e kanë kaluar natën e ndërrimit të moteve së bashku, këngëtarja e mirënjohur Cardi B dhe ish-partneri i saj ylli Offset nuk janë pajtuar, raporton People.
Këtë e ka bëtë të ditur Cardi B përmes një postimi në rrjete sociale.
“Ishim të dy në të njëjtin klub, ai në pjesën e tij e unë në timen dhe disi u bë një situatë e sikletshme. Pastaj vetëm thash ‘vetëm hajde këtu, të rrimë pak. Po kalojmë mirë”, ka shkruar Cardi, duke dashur të sqarojë situatën për fansat e saj të cilët filluan të thoshin se ata ishin pajtuar pasi i panë bashkë.
Cardi më parë gjatë muajit dhjetor kishte treguar se nuk është më bashkë me ish-partnerin e saj për arsye se ai e kishte tradhtuar.
Megjithatë ajo këtë herë bëri të ditur se vetëm kanë kaluar natën bashkë dhe nuk i kanë zgjidhur problemet që kishin në mes vete.
“Kemi shtatë vjet që jemi bashkë, jemi të martuar për shtatë vjet por nuk konsideroj se jemi përsëri bashkë. Përgjigja për t'u rikthyer së bashku nuk është një natë e mirë në klub dhe kalimi i një nate bashkë. Ne duhet të punojmë ende shumë për ta përmirësuar marrëdhënien tonë duhet të punojmë në komunikimin që kemi në mes vete, ka gjëra për të cilat ai duhet të punojë, ka gjëra për të cilat unë duhet të punoj”, ka shkruar ylli.
Ajo gjithashtu tregoi se ata flasin ende por nuk jetojnë nën të njëjtin kulm.