Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Cardi B i shtyn tre koncerte për t'u rikuperuar nga rritja e gjoksit

Reperja amerikane Cardi B i ka shtyrë tre koncertet e ardhshme në mënyrë që të rikuperohet në mënyrë adekuate nga një operacioni të kohëve të fundit për rritjen e gjoksit, tha për CNN publicistja e saj Patientce Foster.

Cardi B kohët e fundit deklaroi se i është nënshtruar procedurës së rritjes së gjoksit. Ajo vendosi të fillojë me përgatitjet për këtë operacion menjëherë pas lindjes së vajzës së saj, Kulture Kiari, në korrik të vitit 2018.

"Kohë më parë e kam rritur gjoksin. Ndihem mirë, por në disa momente e kam edhe ndjenjën sikur gjoksi im është paksa i zgjatur," tha reperja amerikane.

Edhe pse fillimisht e mohoi këtë, ajo kohët e fundit ka thënë se së shpejti do t’i nënshtrohet procedurës së liposuksionit. Për shkak të gjithë situatës, ajo u detyrua t’i anulojë tri paraqitjet e ardhshme për t'u rikuperuar në mënyrë adekuate dhe për t'u përgatitur për liposuksion, shkruan KOHA Ditore.

"Cardi B u kthye menjëherë në punë dhe nuk ka marrë kohë të mjaftueshme që të rikuperohet plotësisht nga operacioni. Orari i saj i ngarkuar e kishte bërë të veten kështu që ajo kishte marrë këshilla të rrepta mjekësore për ta anuluar pjesën tjetër të performancave të saj në maj", tha Foster.

Ajo shtoi se Cardi B është e pikëlluar për këtë vendim dhe se koncertet zëvendësuese do të duhet të mbahen në shtator.