Regjisori James Cameron ka bërë të ditur titullin e filmit të ri “Avatar”.
“Avatar: Fire and Ash” është titulli i filmit të tretë me radhë të “Avatarit”. Ai vjen pas “Avatarit” të vitit 2009 dhe më pas i dyti, “Avatar: The Way of Water” më 2022.
Cameron bashkë me yjet, Zoe Saldana dhe Sam Worthington, dolën në skenë në një ceremoni të organizuar nga Disney në Kaliforni, për të dhënë detajet për filmin, shkroi Deadline.
Përveç titullit, regjisori nuk ka treguar ndonjë video të shkurtër të tij.
Filmi i ri pritet të dalë më 19 dhjetor 2025.
Artikuj të ngjashëm
-
James Cameron pauzon “Avatar” për t’iu përkushtuar një aventure të re
-
Komediani i njohur do ta shkruajë skenarin e filmit të ri të serisë “The Lord of The Rings”
-
Zoe Saldana bëhet aktorja më e paguar, ia kalon Scarlett Johanssonit
-
Charlize Theron i bashkohet ekipit të Christopher Nolanit për filmin e ri
-
Vdiq producenti i filmave “Titanic” dhe “Avatar”, Jon Landau