Reperi amerikan Busta Rhymes është akuzuar se ka grushtuar një burrë.
Policia ka thënë se Busta Rhymes ka marrë ftesë për t’u paraqitur për sulm të shkallës së tretë të ndodhur në Brooklyn më 10 janar, raportoi AP.
Policia që iu përgjigj një thirrjeje për ndihmë atë natë ka thënë se një 50-vjeçar i tha se po fjalosej me një burrë i cili më pas e grushtoi në fytyrë disa herë. Viktima u dërgua në spital për trajtim, sipas policisë.
Zyra e Prokurorit ka thënë se Busta Rhymes do të dalë para gjykatës më 3 shkurt.
Busta Rhymes është prej reperëve amerikanë në zë.
Artikuj të ngjashëm
-
Busta Rhymes mohon akuzat e ish-asistentit dhe paralajmëron kundërpadi
-
Pas vendimit gjyqësor, Russell Brand përballet me një realitet të vështirë në burg
-
Russell Brand shpallet fajtor për përdhunim dhe tri raste të sulmit seksual
-
Chris Brown dënohet me 8 muaj burgim me kusht për sulmin me shishe ndaj një burri në Londër
-
Russell Brand në gjyq nën akuzat për përdhunim e sulme seksuale