Rok-këngëtari shqiptar, Eugent Bushpepa, ka arritur që karrierën e tij ta ndërtoj falë performancave të shumta ‘live’ sidomos nëpër emisione televizive.
Ai vlerësohet si një prej vokaleve më të mira mashkullore shqiptare dhe “Maska e madhështisë” është hiti më i madh i tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëtë këngë ai e këndoi edhe në koncertin e mbajtur në Pejë në kuadër të edicionit të 8-të në “Ainbar”-it. Ai arriti të krijojë një atmosferë fantastike me performancat e tij të cilat u shoqëruan me shumë duartrokitje dhe brohoritje. Këngëtari e quajti këtë ‘pritje fantastike’.
Ndryshe, gjatë kësaj kohe Eugenti bashkë me bendin e tij po punojnë për albumin e ri.
Këngëtari i njohur tha se nuk kanë një kohë të caktuar se kur do të lansohet albumi. Ai premtoi se albumit do t’i bëjë një promovim edhe në Kosovë.