Grupi i muzikës K-pop, BTS, ka publikuar këngën e re “Take Two”.
Sipas një njoftimi që u bë nga shtëpia muzikore e grupit, të shtatë anëtarët kanë marrë pjesë në regjistrimin e këngës. Dy prej anëtarëve të grupit aktualisht po e kryejnë shërbimin ushtarak, i cili është i detyrueshëm në Korenë e Jugut.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kënga shpërfaq falënderimin e tyre ndaj fansave për të gjithë dashurinë që tregojnë për ta”, ka thënë Big Hit Music.
“Take Two” është kënga e dytë e re për vitin 2023 e BTS. Muajin e kaluar ky grup mori pjesë me këngën “The Planet” në seritë koreane “Bastions”.