Showbiz

Britney Spears i quan idiotë ish-partnerët e saj

Britney Spears

Britney Spears

Foto: Associated Press

Ylli i njohur, Britney Spears, ka kritikuar ashpër dy nga ish-të dashurit e saj, duke i quajtur “komplet idiotë” në një postim të ashpër në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram.

Ylli i pop-it, 43 vjeç, e cila ishte e martuar për vetëm 55 orë në vitin 2004 me shokun e fëmijërisë Jason Alexander, më pas u martua me Kevin Federline nga viti 2004 deri në 2007 dhe së fundmi me Sam Asghari nga viti 2022 deri në 2024, ka përdorur rrjetet sociale për të shprehur zhgënjimin e saj nga disa prej lidhjeve të kaluara, përmes një postimi të cilin tashmë e ka fshirë.

“Kam dalë me dy burra komplet idiotë! Kuptova që i doja më shumë qentë e tyre sesa ata vetë dhe mendoj se kjo ndodhte sepse qentë më përuleshin sa herë hyja në dhomë!”, ka shkruar ajo, ka raportuar FemaleFirst.

Postimi i Spears

Këngëtarja e hitit “Baby One More Time”, e cila ka dy djem, Sean, 19 vjeç dhe Jayden, 18 vjeç, me bashkëshortin e saj të dytë, nuk i përmendi me emra ish-partnerët që kishte në mendje, por i përshkroi si “njerëz mizorë” që “as nuk më vinin re dhe për gjashtë vjet as nuk ma kapën dorën asnjëherë ndërsa po hyja në makinë”.

Ajo tutje ka thënë se zgjedh kafshët përpara njerëzve çdo ditë.

“Jam shumë e zhgënjyer nga njerëzimi dhe nga mënyra si janë sjellur me mua… Nuk kam fjalë!”, ka thënë tutje ylli.

Ky postim vjen vetëm pak javë pasi ish-bashkëshorti i saj Sam Asghari zbuloi se ishte ai që insistoi për të firmosur një marrëveshje paramartesore për ta mbrojtur financiarisht Spearsin.

“Unë doja që ajo të kishte një marrëveshje paramartesore. Doja të sigurohesha që ajo të ishte e mbrojtur, sepse gjatë gjithë jetës së saj, të gjithë, nuk njoh asnjë person në jetën e saj që nuk ka përfituar prej saj. Është shumë e trishtë. Doja të isha i sigurt që unë nuk isha njëri prej tyre”, ka thënë Sam në një intervisë në podcastin “Trading Secrets”.