Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Britney Spears lavdëron të dashurin, thotë se është e bekuar

Britney Spears po e merr veten pas daljes nga spitali psikiatrik. Dhe i dashuri i saj, Sam Asghari nuk i ndahet për asnjë çast.

Ai po i qëndron pranë këngëtares në këto ditë të vështira.

Spears publikoi një foto në Instagram përkrah të dashurit të saj 25-vjeçar ndërsa bëjnë xhiro me biçikletë.

Ndërsa shprehet se është shumë e bekuar.

“Jam shumë e bekuar që e kam këtë në lagje. Sapo mora një biçikletë të re dhe më duket si parajsë”, shkroi Spears. Duket se këtu e ka pasur fjalën për të dashurin e saj.

Asghari bëri një shaka në koment se kujt po i referohej 37-vjeçarja si “bekim”.

“I referohesh liqenit apo zotërisë së pashëm”, shkroi ai.

Spears duket se është fokusuar tek mirëqenia e saj emocionale. Kohët e fundit zbuloi se po bën terapi pas daljes nga spitali psikiatrik në prill./oranews

Artikuj të ngjashëm