Si duket këngëtares Britney Spears i ka buzëqeshur fati pas dramës që e përjetoi në prill, kur e kaloi një muaj në institucionin psikiatrik, ndërsa pas daljes, në gjykatë dëshmoi se babai i saj 66-vjeçar Jamie e hospitalizoi atë me forcë dhe e detyroi të pinte tableta të cilat ndikojnë në gjendjen psikike. Edhe pse ende nuk ka arritur t’ia marrë kujdestarinë financiare Jamiet, të cilën ai e ka që nga viti 2008, kur Britney pësoi krizë mendore, dhe ta transferojë atë në duart e nënës së saj 64-vjeçare Lynne, ylli 37-vjeçar i popit duket shumë më e lumtur dhe ndoshta edhe e fejuar, shkruan KOHA Ditore.
Britney është parë në automobil në zonën e Los Angelesit me të dashurin e saj 25-vjeçar, modelin dhe trajnerin personal Sam Asghari, ndërsa në gishtin e unazës në dorën e majtë ajo e kishte një unazë të re dhe vetëm buzëqeshte. Portali Metro shkruan se ata me siguri janë fejuar, meqë janë në lidhje që nga viti 2016. Këngëtarja, për më tepër, në Instagram ka shkruar: ‘Unë e dua këtë mashkull@samasghari', ndërsa publikisht deklaroi se pas daljes nga institucioni psikiatrik mund t’i falënderohet atij që po shërohet.
-
Britney Spears arrin marrëveshje gjyqësore pas arrestimit për vozitje nën ndikim të alkoolit
-
Britney Spears përballet me aktakuzë për vozitje nën ndikim të alkoolit
-
Britney Spears shkon vullnetarisht në qendër rehabilitimi
-
Ish-asistenti i Britney Spearsit e quan “të dyshimtë” arrestimin e saj
-
Ish-bashkëshorti i Britney Spearsit: Ajo është shtypur si gratë iraniane