Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Zbulohet se si po shërohet Britney Spears

Si duket këngëtarja amerikane, 37-vjeçarja Britney Spears, ngadalë po e kthen jetën e saj në rrjedhat normale. Pas skandalit në të cilin ajo u përfshi kohët e fundit, kur babai i saj në fillim të marsit thuhet se e kishte detyruar të shkonte në një institucion psikiatrik dhe të pinte pilula, tani ajo është "përsëri e vjetra". Ajo gjithnjë e më shpesh mund të shihet në publik në shoqërinë e të dashurit të saj, modelit 25-vjeçar dhe valltarit Sam Asghari, ndërsa fundjavën e kaluar e shfrytëzuan për t'u çlodhur disa ditë në Miami.

Çifti i dashuruar vendosi të marrë pushim dhe t’i kushtojë kohë vetes, prandaj vendosën ta kalonin kohën në plazhin e Floridës dhe t’i sfidonin valët. Britney për këtë rast zgjodhi rroba banje dyngjyrëshe, rozë dhe të zezë, fustan pa mëngë të purpurt-portokalli si një shtojcë mode dhe syze dielli në të njëjtat tone. Duke mos i kushtuar vëmendje paparacëve të cilët i ndiqnin në çdo hap, princesha e popit po argëtohej me jet-ski dhe nuk e largonte buzëqeshjen nga fytyra e saj, shkruan KOHA Ditore.

Image

T’ju rikujtojmë, kohët e fundit Metro ka shkruar se Britney dhe Sam me siguri janë fejuar për shkak se janë parë në zonën e Los Angeles me një unazë të re në gishtin e saj të unazës, në dorën e majtë, dhe përveç kësaj, në Instagram ajo kishte shkruar: "E dua këtë mashkull@samasghari. Çifti thuhet se u njoftua gjatë xhirimit të videoklipit “të nxehtë” të Britney për këngën "Slumber Party", ku Sam e luajti mashkullin në të cilin këngëtarja dashurohet.

Image