Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

“Britain’s Got Talent” shtyhet për shkak të COVID-19

Xhirimet e “Britain’s Got Talernt” janë shtyrë.

Shfaqja e talenteve do të fillonte xhirimet e sezonit të fundit muajin e ardhshëm, por është shtyrë për shkak të ndryshimit të rregullave për COVID-19.

Provat do të mbaheshin në teatrin e Londrës në mes të 17 dhe 20 janarit por është shtyrë për të paktën dy javë.

Një burim i tha The Sun se audienca e pranishme dhe reagimi që ata sjellin është pjesë e pandashme për suksesin e shfaqjes, kështu që producentët duan ta ruajnë atë element, qoftë edhe nëse do të duhet ta shtyjnë shfaqjen.

Amanda Holden kishte thënë më herët se Simon Cowell i cili është në krye të jurisë do të ishte pjesë e shfaqjes edhe në seritë e ardhshme, bashkë me David Walliams dhe Alesha Dixon.