Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Brenda apartamentit të Rita Orës të cilin e shiti për 3.3 milionë funte

Rita Ora ka shitur një nga shtëpitë e saj në Londër për 3.3 milionë funte (3.76 milionë euro), raporton “The Sun”.

Këngëtarja 32-vjeçare e ka shitur shtëpinë luksoze në Perëndim ë Londrës së fundi.

Apartamenti ka tri dhoma gjumi, dy banja dhe dy sallone. Është i ndarë apartamenti në dy kate.

Përshkruhet si “një apartament duplex i jashtëzakonshëm”.

Dekori është “bashkëkohor”, ndërsa agjenti i patundshmërisë thotë se “ka ndriçim përrallor”, që vërshon pronën mbi 1900 metra katrorë.

Edhe Brenda shtëpisë multimilionëshe të Rita Orës Showbiz Brenda shtëpisë multimilionëshe të Rita Orës

Apartamenti ka një hyrje madhështore me shkallë të pllakave që të çojnë drejt dy dyerve të zeza.

Një nga dhomat e pritjes përmban një divan në formë L dhe oxhak me tipare mahnitëse, ndërsa zona e kuzhinës dhe ngrënies është e hapur.

Muret janë të bardha për të mbajtur një atmosferë moderne, ndërsa ka dyshime druri në të gjithë sipërfaqen.

Njëra nga dhomat e gjumit ka një shtrat “mbretëror”, ndërsa një pasqyrë mbi krevat i jep dhomës një ndjesi edhe më të mirë.

Muret në dhomën e gjumit janë lyer me një nuancë biskote për një atmosferë më komode.

Ndërsa dhoma kryesore e gjumit ka një stil madhështor, me perde të bukura e shtrat më të zbukuruar.

Arti ekzotik varet në mur, ndërsa dyshemenë e zbukuron një tepih mjaft i bukur.

Edhe Rita Orës i del telashe me fqinjët Showbiz Rita Orës i del telashe me fqinjët

Tarraca e çatisë ofron një oazë qetësie lartë mbi rrugët e Londrës, ku Rita Ora mund të ketë marrë edhe frymëzim për hitin e radhës.

{gallery}