Aktori i mirënjohur i Hollywoodit, Bradly Cooper ka shkuar në premierën e filmit “Maestro” bashkë me të bijën e tij gjashtë vjeçe, Lea De Seince.
Cooper i cili është protagonist kryesor në këtë film, është duke e bërë krenare vajzën e tij Lea, te cilën e ka me ish-partneren e tij, modelen Irina Shayk.
Ylli u pa duke qeshur dhe dukej shumë i lumtur që u shoqërua nga e bija duke pozuar për fotografi përgjatë parakalimit në tepihun e kuq.

Lea kishte veshur një fustan me print leopardi nga brendi i njohur i veshjeve Dolce&Gabbana, të cilin e kombinoi me një palë këpucë ngjyrë ari metalike dhe një çantë të vogël të kuqe.
Kurse i ati shihet i veshur me një kostum të kaltër shumë të errët.
Filmi “Maestro” do të jetë në dispozicion për t'u transmetuar në platformën “Netflix” më 20 dhjetor.
Edhe
Bradley Cooper “zgjedh” gruan që do ta shoqërojë në “Oscar”
Cooper në film ka rolin e të ndjerit Leonard Bernstein, dirigjentit të famshëm dhe kompozitorit të shfaqjes muzikale “West Side Story”.
VIDEO:
A star is born. ❤️ #BradleyCooper’s daughter Lea makes her red carpet debut at the premiere of #Maestro. pic.twitter.com/Usf6UNEzGO
— E! News (@enews) December 13, 2023