Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Bradly Cooper transformohet në Leonard Bernstein

Aktori Bradly Cooper u transformua për rolin e tij në filmin “Maestro”.

Traileri i parë i filmit “Maestro” e shfaq aktorin Cooper të transformuar totalisht në rolin e personazhit Leonard Bernstein.

Image

Bradley Cooper në rolin e Leonard Bernstein (Maestro)

Traileri i "Maestro" që u lansua për herë të parë të martën në mëngjes, shfaq filmin si një marrëdhënie dhjetëvjeçare midis Bernstein dhe aktores Felicia Montealegre Cohn Bernstein (Carey Mulligan).

Ai fillon me një skenë bardhë e zi në të cilën dyshja ulen në një fushë duke luajtur një lojë hamendësuese.

Traileri vë një theks të madh në marrëdhënien mes Bernstein dhe Cohn Bernstein.

Image
Leonard Bernstein dhe Bradley Cooper

“'Maestro' është një histori e madhe dhe e patrembur dashurie që shfaq si kronologji marrëdhënien midis Leonard Bernstein dhe Felicia Montealegre Cohn Bernstein, një letër dashurie për jetën dhe artin, 'Maestro' në thelbin e tij është një portretizim emocionalisht epik i familjes dhe dashurisë", shkruan boston.com.

Skenat bardhë e zi janë filmuar në Tanglewood, vendi muzikor i Western Massachusetts që ka qenë shtëpia verore e “Boston Symphony Orchestra” që nga viti 1937, që paraqitet si shtëpia e disa prej momenteve më transformuese në karrierën e Bernstein.

Edhe Bradley Cooper vjen për të tretën herë si regjisor me “Is This Thing On?” Showbiz 6 muaj më parë Bradley Cooper vjen për të tretën herë si regjisor me “Is This Thing On?”

Traileri:

 

(Përgatiti: Vita Abrashi -Kajtazi)