Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Nominimet për “Oscar” i duken si ëndërr Bradley Cooperit

Filmi “Maestro” i aktorit të njohur të Hollywoodit, Bradley Cooper, është nominuar për shtatë çmime “Oscar” nga Akademia e Filmit.

Ai ka thënë se këto nominime po i duken si ëndërr pasi u nominua në tri kategori: aktori më i mirë, filmi më i mirë dhe skenari më i mirë origjinal.

Ai në një intervistë për mediumin “Deadline” ka thënë se po ndihet tejet i lumtur që është inkuadruar në një vit, i cili ka qenë i mbushur më filma të pabesueshëm.

“Po mendoj se është e mrekullueshme të kesh fatin të jesh në mesin e filmave e performancave më të mira. Dhe për të gjithë punën e madhe që kanë bërë të gjithë, për shumë prej nesh është ëndërr vet fakti se jemi vlerësuar për atë që kemi bërë”, ka thënë Cooper.

Filmi “Maestro”, producent, skenarist, e regjisor i të cilit është vet Copper, ka marrë shtatë nominime në total dhe aktori ka pranuar se ky numër i tejkaluar pritshmëritë e tij.