Showbiz

Brad Pitt xhirohet duke e shikuar me adhurim, ish-bashkëshorten e tij Jennifer Aniston

Brad Pitt është bërë lajm kryesorë në mediat botërore, teksa u xhirua duke e ndjekur me shumë vëmendje fjalimin e ish-bashkëshortes së tij, Jennifer Aniston, në ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve “SAG”.

Aniston, sapo ishte shpallur “Aktorja më e mirë në dramë televizive” për rolin e saj në serinë “The Morning Show”, dhe me të dalë në skenë për ta pranuar çmimin, ajo e dha një fjalim tejet emocionues. Por, vëmendjen më të madhe e ka marrë një video nga prapaskena, ku Pitt shihet i mahnitur me fjalimin e ish-bashkëshortes së tij, transmeton Koha.net.

Kjo skenë i rrëmbeu zemrat e publikut, duke zgjuar interesim për këtë dyshe, martesën e tyre, ndarjen dhe mundësitë për një ribashkim të mundshëm.


Aktori po ashtu ishte nderuar gjatë mbrëmjes në kategorinë “Aktori më i mirë në rol dytësor” për performancën e tij në filmin “Once Upon A Time… in Hollywood”.

Pitt, në fillim të këtij muaji foli për takimin e tyre të rastësishëm në ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve “Globi i Artë”, duke thënë se “ai dhe Jennifer, janë miq të mirë”. Gjithashtu, Pitt ishte fotografuar në ditëlindjen private të aktores Aniston, por dyshja vazhdimisht i ka mohuar spekulimet për ribashkim, pavarësisht dëshirës së madhe të publikut.

Pitt dhe Aniston, ishin martuan në vitin 2000 ndërsa ishin shkurorëzuar 5 vjet më vonë, kjo pasi Brad Pitt e kishte tradhtuar Jennifer Ansitonin me aktoren, Angelina Jolie, me të cilën ishte takuar në sheshin e xhirimeve të filmit, “Mr. & Mrs. Smith”.