Pas thashethemeve të shumta të nxitura nga ribashkimi në ndejën e saj të Krishtlindjeve, Jennifer Aniston dhe Brad Pitt u gjendën përsëri së bashku në “Golden Globes Awards”.
Dhe derisa ishi i saj festoi në kategorinë e Aktorit më të Mirë Mbështetës për 'Once Upon a Time in Hollywood', të gjithë sytë ishin megjithatë tek Jennifer. Përsëri u studiua me kujdes secila lëvizje e saj dhe shikimi i drejtuar për aktorin 56-vjeçar për të konkluduar nëse prapa paraqitjes së përbashkët të këtij ish-çifti ka diç më shumë sesa thjesht një shoqëri e serishme.
Derisa u deklamua emri i Bradit në skenë, të gjitha kamerat përqendroheshin tek ish-bashkëshortja e tij e ulur në audiencë, shkruan revista “People”. Shpërblimin e tij ajo e mbështeti me një duartrokitje të madhe, dhe askush nuk e humbi as të qeshurën e saj në momentin kur Brad u tall për jetën e tij të dashurisë. Duke sqaruar se pse nuk ishte i shoqëruar në ceremoni, aktori tha: 'Doja ta merrja nënën, por në fund nuk e bëra, sepse rezulton se qenkam në lidhje me çdo femër që qëndron pranë meje, kështu që kjo do të ishte paksa e çuditshme", tha Brad, ndërsa kamerat e regjistruan Jennifer duke qeshur në atë moment. Më vonë atë mbrëmje, në një intervistë për “Entertainment Tonight”, Brad zbuloi nëse po planifikonte ta takonte Jenniferin më vonë, por edhe çfarë raporti kanë, shkruan KOHA Ditore. "Do të takohem me Jen, ne jemi miq të mirë, po", tha Brad, dhe me këtë zhgënjeu shumë fansa të shumtë që po shpresonin për dashurinë e serishme të këtij ish-çifti.
Kujtojmë, çifti ishte i martuar nga viti 2000 deri në vitin 2005 kur dashuria e tyre mori fund, për shkak të Angelina Jolie me të cilën aktori u takua në setin e Mr. and Mrs. Smith. Megjithatë, çifti i rregulloi raportet dhe tabloidet amerikane kanë shkruar me javë të tëra që Jennifer dhe Brad janë përsëri bashkë. Me sa duket pritej që ta publikonin këtë informacion në “Golden Globes Awards”, por megjithatë kjo nuk ndodhi.
-
Jennifer Aniston e Gwyneth Paltrow bëjnë thashetheme për Brad Pittin
-
Anistoni hedh poshtë pretendimet për ribashkim me Pittin
-
Brad Pitt xhirohet duke e shikuar me adhurim, ish-bashkëshorten e tij Jennifer Aniston
-
Brad Pitt dhe Jennifer Aniston janë martuar në fshehtësi në festën e Krishtlindjeve
-
Jennifer zbulon se si dukej takimi i parë dhe i fundit me Angelinën