Brad Pitt shpreson ta përsosë vallëzimin në vitin 2020.
Aktori i “Once Upon a Time in Hollywood” tha për revistën “W” se ai donte të kërcente si adoleshent dhe se tani do të dëshironte të kthehej në podiumin e vallëzimit, shkruan KOHA Ditore.
"Kam shkuar në dy mbrëmje të maturës", thotë ai. "E kisha veshur një smoking të bardhë. Me një tufë të vogël lulesh. Dhe kërceja.
"E kam bërë një pauzë 20-vjeçare ku nuk kërceja fare, dhe tani disi e shoh vallëzimin si të ardhmen time. E di se do t’i nxjerr krahët nga vendi, si dhe do të rrëzoj gjëra, por po, e ndiej sikur e kam dritën e gjelbër në shpirtin tim për ta eksploruar vallëzimin. Nuk e di se çfarë do të thotë kjo akoma, por ndihem i lëvizur nga shpirti".