Showbiz

Brad Pitt po tërhiqet nga bizneset në Hollywood

Brad Pitt thuhet se po tërhiqet nga sipërmarrjet e tij të biznesit në Hollywood, pasi po synon një "jete të relaksuar" pas 30 vitesh në qendër të vëmendjes.

Aktori, 59 vjeç, mendohet se po provon “gjysmë-pensionimin” pasi shiti një pjesë masive të kompanisë së tij të prodhimit Plan B, raportoi Daily Mail.

Por pavarësisht se ka bërë një hap në këtë drejtim, ai ende planifikon të vazhdojë të aktrojë – me burime që pretendojnë se “ai thjesht dëshiron të jetojë në paqe”.

“Një gjë që ai ka vendosur është se ka të ngjarë të vazhdojë të aktrojë, por se po qëndron larg sipërmarrjeve të tjera të biznesit”, ka thënë një burim për Page Six.

Ndërsa një tjetër shpjegoi se aktori i Babilonisë po mendon të largohet nga Hollywoodi dhe të transferohet për të jetuar në Francë.