Showbiz

Brad Pitt tregon këshillën që do t’i jepte vetes po të ishte i ri

Brad Pitt

Brad Pitt

Foto: Associated Press

Aktori i Hollywoodit, Brad Pitt, ka treguar se këshilla që do t’i jepte vetes po të ishte më i ri është që t’i besonte më shumë instinktit e të mos brengosej.

61 vjeçi, ka treguar hapur se po të kishte mundësi të këshillonte veten e tij kur ishte më i ri do të i thoshte që të mos brengosej për gjëra të pa rëndësishme.

“Mos u mundo. Besoji vetes. Me të vërtetë, vetëm besoji zërit që ke përbrenda. Ka shumë gjëra për të cilat jam shqetësuar dhe ka qenë humbje kohe. E kam munduar veten me vite”, ka thënë ai për E!News.

Ylli i filmit “F1” ka shpjeguar edhe se si karriera ka ndryshuar ndër vite, ndërkohë që ka treguar se si rrugëtimi i tij ka ndjekur trendët e industrisë së filmit.

“Kam kaluar nëpër shumë ndryshime në sensin që kur erdhën vitet ’90, gjithçka kishte të bënte me kinemanë e pavarur dhe ‘rikthimin’ në stilin e viteve ’70 për të bërë filma. Pastaj i pamë vitet 2000, filmat e mëdhenj komercial po riktheheshin sërish. Pastaj erdhën kompanitë transmetuese dhe gjithçka ndryshoi përsëri”, ka thënë aktori.

Ai ka thënë se pjesa më e mirë e këtij rrugëtimi kishte të bënte me njerëzit, të cilëve ju ofroheshin më shumë mundësi.

“Kishe shume njerëz të talentuar dhe ishin shumë të emocionuar për të nisur punën”, ka thënë ylli.

Pitt së fundmi ka folur edhe rreth divorcit nga ish-gruaja e tij, aktorja e njohur, Angelina Jolie.

Kur u pyet se a po ndihet i liruar pasi ka përfunduar procedurat ligjore të divorcit, ai ka thënë se “Jo, nuk ka qenë edhe aq punë e madhe”.

“Ishte vetëm një punë që më në fund po jepte rezultat, ligjërisht. Kjo është vetëm një pjesë e një procesi të gjatë që ka filluar tetë vite më parë. Sinqerisht, Angelina është lodhur shumë, por tani është më e çliruar se kjo pjesë ka përfunduar”, pati thënë Pitt për revistën GQ.

Ai aktualisht është në lidhje me disenjatoren e stolive, 34 vjeçen, Ines de Ramon.