Aktori i njohur hollyëoodian, Gary Oldman, është i gatshëm për t’u pensionuar.
Ylli 64-vjeçar nuk e ka në plan të jetë ende aktiv në karrierën e tij filmike, dhe është i interesuar të gjejë kohë të bëjë gjëra tjera në jetë para se të jetë shumë vonë. Prandaj, ai thotë se do të ishte i lumtur nëse portretizimi i Jackson Lambit në dramën me spiunë, “Slow Horses”, do të ishte roli i tij i fundit.
“Unë e kam pasur një karrierë për t’u lakmuar, por edhe karriera zbehet me kalimin e kohës dhe unë kam gjëra tjera të cilat më intereson t’i bëjë, përveç aktrimit. Kur je i ri, mendon se ke kohë t’i bësh të gjitha gjërat që dëshiron në jetë, por më pas vjetët kalojnë shpejtë. Unë jam 65-vjeçar dhe nuk dua të jem aktiv në kinematografi edhe pasi t’i mbushi 80 vjet. Do të isha i lumtur, i nderuar dhe privilegjuar nëse roli im i fundit do të ishte ai i Jackson Lambit”, tha aktori për revistën “Sunday Tomes Culture”.
Oldman është angazhuar edhe për dy sezone të ardhshme të serialit, “Slow Horses”, dhe thotë se i pëlqen të punojë në këtë shou sepse ia përmbush mungesën ndaj shfaqjeve teatrale.
Ylli i filmit “Harry Potter and the Prisoner of Azkaban” është i mahnitur me mënyrën se si publiku e ka pritur këtë serial televiziv, dhe i vjen mirë që iu duket një projekt i ngjashëm me jetën reale.