Showbiz

Jim Carrey po pensionohet nga aktrimi

Jim Carrey po pensionohet nga aktrimi, pas 40 vjetësh karrierë, ka raportuar të premten Daily Mail.

Aktori i famshëm hollivudian, 60-vjeçar ka promovuar filmin e tij të radhës dhe me gjasë të fundit “Sonic the Hedgehog 2” me Access Hollywood, kur intervistuesi Kit Hoover përmendi se Dolly Parton dëshiron që ai të luajë, 'partnerin e saj muzikor', Porter Wagoner.

Ndërsa Carrey i është përgjigjur duke thënë se nuk e kishte dëgjuar këtë, kur rastësisht përmendi se po 'tërhiqej', dhe ndërsa Hoover nuk e dinte nëse ai po bënte shaka apo jo, ai tha: 'Po, ndoshta' duke qenë mjaft serioz në lidhje me këtë.

Ndonëse Carrey nuk ka më projekte filmike të rreshtuara pas Sonic the Hedgehog 2, në kinema më 8 Prill, ai do të rikthehet në një speciale të re të Netflix për të nderuar Bob Saget, me aktorët Chris Rock, John Mayer, John Stamos dhe Jeff Ross.