Aktori ka zbuluar se dëshiron të ketë jetë të qetë pas pensionimit nga filmat.
Ylli i “Sonic the Hedgehog 2” së fundmi ka njoftuar se dëshiron të pensionohet nga aktrimi dhe do të vazhdojë të merret me të tjera gjëra, përfshirë punën në art dhe prodhimin e NFT.
“Duhet të largohem para se ta godas dikë”, ka thënë ai me shaka.
“Sinqerisht, ndihem sikur ka aq shumë gjëra që i kam injoruar duke qenë i zënë me punë për kaq shumë kohë, dua të them, kam injoruar gjëra të rëndësishme”, është shprehur aktori për “Entertainment Tonight”.
“Do të bëj diçka që është disi më argëtuese për mua tash. Do të pikturoj e do të publikoj edhe NFT-të. Do ta bëj të ditur së shpejti në Twitter lajmërimin.
Edhe
Jim Carrey tregon arsyen e rikthimit në filmin “Sonic the Hedgehog 3”
“Dua të bëhem krejtësisht normal, t’i kthehem normalitetit, asgjë tjetër”.
Vazhdimi i “Sonic” bën që Jimi ta ripërsëritë rolin e tij si dr. Robotnik, e kthimi në rolin e banditit është vetëm hera e tretë që aktori 60-vjeçar ka luajtur dy herë të njëjtin personazh, pasi më parë e kishte bërë vazhdimin e “Ace Ventura: Pet Detective” dhe “Dumb and Dumber”.
“Nuk e di, nuk dua ta shërbej vaktin e njëjtë çdoherë”.
“Gjithmonë ndihesha sikur është koha për të bërë diçka të re. Nëse do të doja ta shpenzoja kohën time, mund të kisha bërë disa vazhdime për disa personazhe – ama ndjeva sikur jeta është e shkurtër për të vazhduar me atë. Ama unë dua që të eci përpara, dua të krijoj, t’i mërzis njerëzit që janë biznesmenë që duan të përfitojnë nga unë.
“Dua ta vazhdoj ndryshimin. Të shndërrohem. T’i sfidoj njerëzit.
EdheYlli i “The Mask” ka zbuluar se është gati të pensionohet nga krijimi i filmave.
“Me të vërtetë më pëlqen ta kem jetën e qetë, më pëlqen piktura e më pëlqen jeta shpirtërore, kjo është diçka që nuk e keni dëgjuar shpesh nga dikush i njohur, ama unë kam pasur mjaft. Kam bërë mjaft.