Sir Michael Caine ka njoftuar se është tërhequr nga aktrimi.
Aktori veteran britanik, 90 vjeç, u tërhoq pas një karriere të shkëlqyer për shtatë dekada dhe ditë pas publikimit të filmit të tij të fundit, “The Great Escaper”.
Sir Michael - i cili ka luajtur në mbi 180 filma - shpjegoi se vendimi erdhi për shkak të moshës pasi “me 90 vjet, nuk mund të luani më rolin kryesor”.
Aktori fitues i Oscarit, Golden Globe dhe Bafta ka një filmografi të gjerë, duke përfshirë filma klasikë nga “Zulu” dhe “The Italian Job” e deri më vonë tek “Interstellar” dhe “The Dark Knight”.
Artikuj të ngjashëm