Ylli 56-vjeçar i filmit, e ka gëzuar një sukses të mahnitshëm në këtë sezon të shpërblimeve, duke rrëmbyer çmime të shumta në kategorinë “Aktori më i mirë në rol dytësorë”, për rolin e tij në filmin “Once Upon a Time… in Hollywood”.
Por, tashti aktori thotë se nuk do të pranojë role të reja, pasi dëshiron të fokusohet në rolin e producentit, përmes kompanisë së tij “Plan B Entertainment”, transmeton Koha.net.
Duke folur pas ceremonisë së shpërblimeve “Oscar” ku aktori u nderua me një trofe, ai tha para gazetarëve të pranishëm: “Aktualisht, mendoj se është koha e duhur të zhdukem pak nga ekrani i madh, dhe të fokusohem në krijimin e filmave. Ka qenë një vit i veçantë për mua dhe karrierën time, komuniteti i aktorëve është shumë i dashur për mua sepse përbëhet nga miqtë të cilët i kam krijuar për 30 vjet. Megjithëse, ata e kanë një domethënie të veçantë për mua dhe ndjejë përgjegjësi të madhe ndaj tyre, sërish, mendojë se është koha të kontribuoj më shumë prapa kamerave,” ka thënë Pitt.
Brad Pitt së fundmi ka marrë lëvdata të shumta për fjalimet e sinqerta dhe me humor, përgjatë gjithë sezonit të shpërblimeve në Hollywood. Megjithëse, aktori ka deklaruar se nuk ndihet rehat kur flet në publik, ai i ka mohuar spekulimet se ka angazhuar persona të tjerë për t’i shkruar fjalimet e tij, duke thënë se vetëm u ka kërkuar këshilla disa prej shokëve të tij humorist.
Derisa në fjalimet e ceremonive tjera si, “Globi i Artë”, “SAG Awards” dhe “BAFTA”, Pitt kishte përgatitur fjalime më qesharake, në ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve “Oscar”, aktori kishte vendosur të prek çështjet politike në vend, duke thënë se është i zhgënjyer me vendimin e Senatit për mos shkarkimin e Donald Trumpit si president.
-
Brad Pitt po tërhiqet nga bizneset në Hollywood
-
Brad Pitt tregon këshillën që do t’i jepte vetes po të ishte i ri
-
Brad Pitt: Është humbje kohe të merrem me thashethemet për jetën time private
-
Kush do të luajë në filmin e ri të Quentin Tarantinos?
-
Brad Pitt në qendër të vëmendjes gjatë ceremonisë “Golden Globes 2023”