Luksi në estradën shqiptare ka qenë gjithmonë i pranishëm, megjithëse kohët e fundit është tejet i shprehur, sidomos tek reperët.
Por jo vetëm! Blerim Destani është një emër i cili i kushton shumë rëndësi look-ut të tij. Aktori i njohur me prejardhje shqiptare, njihet për luksin që bën, e që çdo herë e nxjerr në pah edhe në rrjetet sociale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSë fundi aktori ka postuar një foto, por vëmendjen më të madhe e ka marrë ora që ai mban në dorën e tij. E markës “Richard Mille”, kjo orë kushton kushton hiç më pak se 800 mijë euro.
Diskutime të shumta ka pasur gjithmonë se veshjet e aksesorët e yjeve shqiptarë mund të jenë edhe falso, por në këtë grup nuk ka hyrë asnjëherë Destani, raporton Express i KTV-së.
Edhe reperi kosovar LedriVula, i kushton shumë rëndësi pamjes në çdo paraqitje të tij. Ora e markes “Rolex” që ai mban në këtë fotografi kushton hiç më pak se 17 mijë e 150 euro, ndërsa atletet e tij nga marka e njohur Christian Louboutin kushtojnë rrafsh 795 euro.
Vula vazhdon të jetë njëri ndër artistët më aktivë, madje është ndër më të kërkuarit për të koncerte brenda dhe jashtë vendit. Ndërsa Blerim Destani hyn në listën e aktorëve më të paguar shqiptarë.