Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Pse Brada kishte zgjedhur Ledri Vulën për linjën e meshkujve?

Yllka Brada e cila njihet për linjën e saj “Yllka Brada Men” – duke mbajtur kështu edhe primatin e disenjatores e cila i dedikon një pjesë të krijimeve të saj specifikisht veshjeve për meshkuj – e ftuar në emisionin “Express Summer”, ka folur për arsyen se përse kishte zgjedhur Ledri Vulën si imazhin e promovimit të linjës së saj, vite më parë.

“Ne njihemi dhe së voni nuk na ka rënë shpesh të takohemi, por e kam njohur shijen e tij”, ka thënë Brada. Pikërisht, kjo “njohje e shijes” ka qenë në linjë me kërkesat e saj. Ajo ka treguar se shumë prej veshjeve që ka krijuar janë bërë specifikisht për Ledrin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ai është shumë kërkues por njëkohësisht është shumë lehtë me bashkëpunuar me të”, ka thënë Brada.

Ajo ka folur edhe për bashkëpunimin me të tjerë personazhe të njohur si: Astrit Kabashi, Nick Shreli, Gentian Rizaj, Dren Abazi.