Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Blackpink, një tjetër grup i suksesshëm koreanojugor

Katër vjet pasi debutoi, grupi i vajzave “Blackpink” ka realizuar pothuajse të gjitha ëndrrat muzikore. Grupi performoi në Coachella, incizoi këngë me Lady Gagan dhe bashkëpunoi me Selena Gomezin.

Suksesin që po e përjeton grupi i famshëm i djelmoshave nga Koreja Jugore “BTS” po e shënon tani edhe grupi i vajzave që së fundmi arriti edhe një qëllim tjetër: realizimin e një albumi.

Albumi i grupit ka tetë këngë dhe shpërfaq anën personale të vajzave, transmeton KOHA.

“The Album” ka krejt gjërat për të cilat njihet edhe grupi: argëtim, kënaqësi dhe shpërthim në shumë zhanre. Gjatë vitit 2019, katër vajzat e realizuan edhe turneun botëror, duke bërë për vete shumë skena të qyteteve amerikane.

Kënga e tyre e parë “How You Like That”, ka regjistruar rekord në YouTube për më së shumti shikime brenda 24 orësh. Kënga ishte më verorja e MTV Video Music Awards për vitin 2020.