Pop-këngëtari kanadez, Justin Bieber, ka zbuluar se është diagnostikuar me sëmundjen “Lyme”.
“Kanë qenë vite të vështira”, ka thënë 25-vjeçari në një postim në Instagram, duke shtuar se po vuan edhe nga një infeksion kronik.
Këngëtari i famshëm ka thënë se ishte në njohuri për spekulimet se ka probleme me drogë, pasi ishte fotografuar me “njolla” nëpër lëkurë.
Sëmundja e njohur si “Lyme” është infeksion bakterial i shkaktuar nga rriqrat. Simptomat shpesh përfshijnë puçrra, dhimbje të muskujve e lodhje. Kjo sëmundje nuk mund të bartet nga personi në person. Simptomat e saj zgjasin për disa vjet.
Në llogarinë e tij në Instagram, artisti ka shkruar se njerëzit kanë menduar se ai po duket sikur është i droguar, “por kanë dështuar të kuptojnë se jam diagnostikuar me sëmundjen ‘Lyme’, jo vetëm këtë, por kisha edhe çështje të problemeve kronike, që ndikuan në lëkurë, tru, funksionim, energji e shëndetin e përgjithshëm”.
Ai ka thënë se po e merr trajtimin e duhur ndaj sëmundjes dhe ka shtuar se më shumë ndjekësit e tij do të kuptojnë përmes një serie dokumentarësh për jetën e tij.
Edhe
Justin Timberlake zbulon se vuan nga sëmundja Lyme
Bieber u ka premtuar 24 milionë ndjekësve në Instagram “se do të rikthehet më fuqishëm se kurdoherë”.