Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Justin Bieber përballet në fshehtësi me sëmundjen Lyme

Justin Bieber do të flasë në publik për betejën e tij të fshehtë me sëmundjen Lyme në serinë e tij të ardhshme dokumentare, sipas një raporti.

Krijuesi i hitit “Sorry” do ta debutojë Seasons më 27 janar (2020), ndërkohë që kohëve të fundit u njoftua se në serialin 10-episodësh në YouTube Originals, Bieber do të flasë për vendimin e tij për ta anuluar një varg koncertesh prej turneut të vitit 2017 për t’u përqendruar në mirëqenien e tij personale.

Këngëtari e kishte pranuar më parë se po luftonte me depresion të thellë, ndërsa burimet tregojnë për TMZ se gjendja emocionale e këngëtarit kanadez kishte marrë goditje pasi që ai e kontraktoi sëmundjen e lidhur me rriqrat.

Bieber thuhet se e diskuton në detaje krizën e tij të frikshme me shëndetin në Seasons, duke zbuluar se sëmundja - e cila mund të shkaktojë skuqje, lodhje ekstreme, dhimbje koke dhe ethe – nuk u diagnostikua për muaj të tërë, derisa shkaku i sëmundjes së tij u përcaktua në fund të vitit të kaluar.

Lajmi duket se shpjegon se pse muzikanti u fotografua me një infuzion në krah derisa po largohej nga një qendër mjekësore në Beverly Hills, California në nëntor, pasi që mund të përdoret edhe për antibiotikë për ta trajtuar sëmundjen Lyme, shkruan KOHA Ditore.

Në dokumentar, Bieber raportohet se shpjegon se si ai ka arritur ta menaxhojë gjendjen me ilaçin e duhur, gjë që e ka lejuar të përgatitet për lansimin e shumëpritur të muzikës dhe turneut të ri.

Edhe Justin Timberlake zbulon se vuan nga sëmundja Lyme Showbiz Justin Timberlake zbulon se vuan nga sëmundja Lyme

Përfaqësuesit e superyllit nuk kanë dhënë ende komente për këtë lajm.

Bieber nuk është personi i vetëm i famshëm që është diagnostikuar me sëmundjen Lyme – ylli i pop punk Avril Lavigne, modelja Bella Hadid dhe nëna e saj Yolanda Hadid gjithashtu vuajnë nga kjo sëmundje.